“Narrativa e rreme e Serbisë” – Hoxha: Strukturat kriminale dhe shteti serb po bëjnë luftë hibride ndaj Kosovës
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, ka deklaruar se Policia e Kosovës është duke u përballur me një fushatë të organizuar diskreditimi nga struktura kriminale që, sipas tij, kanë lidhje të drejtpërdrejta me shtetin serb. Në emisionin FIVE në Televizionin Dukagjini, Hoxha ka thënë se këto struktura, që janë pjesë e luftës hibride të […]
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, ka deklaruar se Policia e Kosovës është duke u përballur me një fushatë të organizuar diskreditimi nga struktura kriminale që, sipas tij, kanë lidhje të drejtpërdrejta me shtetin serb.
Në emisionin FIVE në Televizionin Dukagjini, Hoxha ka thënë se këto struktura, që janë pjesë e luftës hibride të shtetit serb, kanë për qëllim edhe prishjen e rendit kushtetues të vendit.
“Po besoj që aksionet ligjore dhe kushtetuese të Policisë, për ta mbrojtur sovranitetin e vendit, për t’i ndalur grupet e dyshuara terroriste për ta prishur rendin kushtetues dhe madje për ta synuar ndarjen e Kosovës, pra aneksimin e një pjesë të veriut të vendit. Është e papranueshëm për strukturat kriminale të mirë financuar, që dyshohet se financohen nga shteti serb, prandaj nuk do të jetë e para e as e fundit fushatë që do tentojnë këto struktura paramilitare që ta shantazhojnë, që ta diskreditojnë Policinë e Kosovës…”, ka thënë Hoxha,
Sipas Hoxhës, arrestimi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe Policisë nga autoritetet serbe është pjesë e të njëjtit skenar – për ta forcuar narrativën e Serbisë se komuniteti serb në Kosovë po shtypet dhe për ta paraqitur Kosovën si një entitet me institucione të përkohshme.
“Vazhdimësi e një skenari të një lufte hibride, të disa strukturave që kanë bazë në Serbi, për ta diskredituar një organizatë policore që po bashkëpunon edhe me Interpol edhe me Europol, dhe por krijon stabilitet, rend e ligj brenda dhe po eksperton edhe jashtë. Prandaj nuk duhet të habitemi më këtë fushatë të një shteti fqinje, sepse në vazhdën e kësaj e kemi edhe arrestimin e pjesëtarëve të UËK-së, ish-pjesëtarë të Policisë, me pretekstin ta materializojë idenë e tyre se gjoja komuniteti i tyre serb në Kosovë është shtypur. Është një mozaik, pjesë të ndara po që kanë një qëllim: narrativën e trilluara të Serbisë që Kosova institucione të përkohshme, që nuk është e aftë për të mbajtur institucione, për të meshuar me shtetin. Krejt kjo është në kuadër të kësaj narrative të luftës hibride”, ka shtuar Hoxha në FIVE.















