NASA shfaq galaktikën me ngjyrat e Brazilit në nderim të Peles

Agjencia hapësinore NASA ka postuar një foto të një galaktike në Twitter për të nderuar futbollistin legjendar Pele, të cilin e ka quajtur ‘mbret të lojës së bukur’

Fotoilustrim

NASA ka përdorur një mënyrë të veçantë për të nderuar futbollistin legjendar Pele, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së enjtes së 29 dhjetorit në moshën 82-vjeçare.

Agjencia hapësinore NASA ka postuar një foto të një galaktike në Twitter, e cila mban ngjyrat e Brazilit (të verdhë dhe blu), ndërsa Pelen e ka quajtur mbret i lojës së bukur.

“Ne nderojmë ndarjen nga jeta të legjendarit Pele, i njohur për shumë si mbreti i ‘lojës së bukur’. Ky imazh tregon një galaktikë spirale në yjësinë Skulptor, e paraqitur me ngjyrat e Brazilit” , thuhet në postimin e publikuar në Twitter.

Ndryshe, legjenda e futbollit brazilian Pele ka vdekur në moshën 82-vjeçare të enjten e 29 dhjetorit.

Pele është konsideruar si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është i vetmi futbollist i cili ka fituar Kupën e Botës tri herë. Ai e ndihmoi Brazilin të ketë sukses në turnetë e 1958, 1962 dhe 1970 duke fituar gjithashtu Topin e Artë për lojtarin më të mirë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika