NASA, SpaceX nisin raketën për të kthyer astronautët e bllokuar

Ekuipazhi i ri për Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar u nis në orët e vona të së premtes, duke hapur kështu rrugën për rikthimin në Tokë të astronautëve të NASA-s, Butch Wilmore dhe Suni Williams, të cilët kanë ngecur në hapësirë që prej nëntë muajsh.

Raketa ‘Falcon 9’ e kompanisë SpaceX u nis nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s, në Florida, me një ekuipazh prej katër personash: dy astronautët e NASA-s, Anne McClain dhe Nichole Ayers, japonezin Takuya Onishi dhe rusin Kirill Peskov. Ekipi është pjesë e një rotacioni rutinë gjashtëmujor.

Anijet hapësinore Crew-10 dhe Dragon pritet të arrijnë në stacionin hapësinor rreth mesnatës të së shtunës.

Astronauti i NASA-s, Butch Wilmore duke punuar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (2 dhjetor 2024)

Së bashku me astronautët Wilmore dhe Williams, në Tokë do të kthehet edhe astronauti i NASA-s, Nick Hague dhe kozmonauti rus Aleksandr Gorbunov. Kthimi pritet të bëhet të mërkurën, duke u dhënë kështu kohën e mjaftueshme dy ekipeve për të shkëmbyer informacion.

Astronautët Wilmore dhe Williams mbërritën në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në qershor 2024 dhe pritej të qëndronin në hapësirë për rreth 10 ditë. Por rikthimi i tyre u shty për shkak të problemeve mekanike me mjetin e tyre hapësinor, i cili pas disa javësh riparimesh u dërgua drejt Tokës pa ekuipazh në bord. Kthimi i tyre shty disa herë për shkak të vonesave të tjera teknike.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika