Naser Pajazitaj refuzon 61 mijë euro dëmshpërblim, kërkon 1 milion euro

Ndonëse kishte kërkuar që shuma të ishte mbi 1 milion euro, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që Naser Pajazitajn ta dëmshpërblejë me mbi 61 mijë euro, pasi u shpall i pafajshëm në akuzat për vrasjen e Donjeta Pajatizajt. Avokati i tij ka shprehur pakënaqësitë lidhur me vendimin, gjersa ka paralajmëruar edhe padi

Foto arkiv

Dëmi që pretendon se u iu shkaktua gjatë kohë kur përballej me akuzat për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, tashmë i liruari Naser Pajazitaj vlerëson se nuk mund të barazohet me 61 mijë e 777 euro e 16 centë.

Kjo është shuma me të cilën Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka vendosur që ta dëmshpërblej Naser Pajazitajt pasi u shpall i pafajshëm.

E për të, sipas avokatit, shuma mbetet e papranueshme, pasi ka kërkuar që të kompensohet me 1 milion e 150 mijë euro.

“Kjo shumë është e papranueshme për neve për faktin se duke pas parasysh vujtjet nëpër të cilat ka kalu z. Pajazitaj, linçimet publike, kërcënimet, koha në paraburgim, nuk jemi të kënaqur me këtë shumë dhe sigurisht, do shtrojmë padi në Gjykatën kompetente”, ka deklaruar Ahmet Tahiri, avokat i Naser Pajazitajt.

Tahiri i ka treguar televizionit se padinë do ta bëjnë deri në fund të javës së ardhshme.

E sipas ish-drejtorit të Departamentit Ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, avokatit Ardian Bajraktari, raste të tilla nuk janë të rralla.

“Natyrisht, praktika e deritanishme e ka determinuar që një pjesë dërrmuese e rasteve ekziston një shpërputhje e madhe në mes kërkesës që bëhet nga ana e palëve dhe vendimeve që aprovohen nga ana e Këshillit e për rrjedhojë edhe me padi. Këto vlera janë të përcaktuara në aktin përkatës të KGJK-së i cili  besoj se do ishte mirë ta rishikohet me qëllim të rritjes së të njëjtave me qëllim që aq sa është e mundur të shmangen situata ku palët i drejtohen gjykatës për pakënaqësi për vendimin gjykatës”, ka thënë avokati Ardian Bajraktari.

Pajazitaj u lirua nga akuzat më 6 prill të këtij viti me arsyetimin e Gjykatës Supreme se nuk kishte prova të drejtëpërdrejta që argumentonin fajësin e tij.

Ai akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit të Deçanit kishte privuar nga jeta kushërirën e tij 24-vjeçare, Donjeta Pajazitaj.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika