Nasim Haradinaj u ka bërë thirrje protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të mos shkojnë në Graçanicë, pas protestave të zhvilluara pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Haradinaj ka theksuar se nuk kemi problem me qytetarët serbë që e duan Kosovën, duke kërkuar që protesta të mos drejtohet ndaj komunitetit serb.
“Ne nuk kemi asnjë problem me qytetarët serbë që e duan Kosovën. Mos gaboni e shkoni në Graçanicë. Në veri kemi organet që shkojnë”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shtuar se protestuesit nuk duhet të bien në atë që e cilësoi si përpjekje për t’i shtyrë shqiptarët drejt hakmarrjes ndaj komuniteteve.
“Njerëzit po protestojnë, duan të na influojnë që shqiptarët duan të hakmarren nëpër pakica. Jo”, ka deklaruar Haradinaj.