Qytetarë janë mbledhur edhe sonte (e shtune) në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të kundërshtuar aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Protesta, e nisur rreth orës 21:00, po mbahet nën moton “Jo në emrin tim”. Kjo është nata e 11-të radhazi e protestës.
Pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, si dhe reagim nga institucionet e Kosovës lidhur me vendimin.
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara i dënuan katër ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim: Thaçin dhe Krasniqin me nga 25 vjet, Veselin me 18 vjet dhe Selimin me 13 vjet.