Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë janë mbledhur qindra qytetarë për protestën kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Qytetarë nga zona të ndryshme të Kosovës janë duke protestuar tashmë për të pestën natë me radhë.
Protesta synon të shprehë kundërshtimin ndaj aktgjykimit në Hagë dhe kërkesën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatorët kanë bërë thirrje që protesta të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente.
Gjatë protestës priten edhe fjalime dhe deklarata nga organizatorët dhe pjesëmarrësit.
Ledri Vula dhe Bekim Shyti sonte i drejtohen qytetarëve në protestën “Jo në emrin tim”
