Nata e tretë, barrikadat serbe vazhdojnë të mbesin në Rudarë(VIDEO)
Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit, ka bërë të ditur se rruga në Mitrovicën e Veriut, respektivisht në fshatin Rudarë, po vazhdon të jetë e bllokuar. Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës. Prokuroria Themelore ka bërë […]
Ekipi i gazetarëve të RTV Dukagjinit, ka bërë të ditur se rruga në Mitrovicën e Veriut, respektivisht në fshatin Rudarë, po vazhdon të jetë e bllokuar.
Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiqit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Prokuroria Themelore ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës që ta dërgojë në paraburgim ish-policin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.
Pantiq akuzohet se ka kryer sulm terrorist ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut.
Kjo është nata e tretë që barrikadat e vendosura nga serbët po bllokojnë këtë rrugë, e po pengojnë qarkullimin e lirshëm të qytetarëve.
Përkundër kërkesave ndërkombëtare, veriu mbetet i barrikaduar















