NATO dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe bën thirrje për përmbajtje

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit dhe po bën thirrje për “përmbajtje”

Një flamur i NATO-s shihet në selinë e Aleancës në Bruksel.

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) ka dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit dhe po bën thirrje për “përmbajtje”.

“Ne dënojmë përshkallëzimin brenda natës të Iranit, bëjmë thirrje për përmbajtje dhe po i monitorojmë nga afër zhvillimet”, tha të dielën zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah në një postim në X.

“Është jetike që konflikti në Lindjen e Mesme të mos dalë jashtë kontrollit”, shtoi ajo

 

Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit duke përdorur dhjetëra dronë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit e kanë konfirmuar se Irani ka lëshuar dronët UAV brenda territorit të tij drejt Izraelit pak më parë.

“IDF është në gatishmëri të lartë dhe po monitoron vazhdimisht situatën operacionale. Grupi i Mbrojtjes Ajrore IDF është në gatishmëri të lartë, së bashku me avionët luftarakë të IAF dhe anijet e Marinës izraelite që janë në një mision mbrojtjeje në hapësirën ajrore dhe detare izraelite”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se IDF po monitoron të gjitha objektivat.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se sistemet e mbrojtjes së vendit janë vendosur dhe se forcat e armatosura të Izraelit janë gati.

“Kam vendosur një parim të qartë – kushdo që na lëndon ne, ne e lëndojmë atë. Ne do të mbrohemi nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me gjakftohtësi dhe vendosmëri”, tha ai.

Sulmi, sipas mediave ndërkombëtare, vjen pasi Izraeli javën e kaluar vrau një oficer të lartë në ambasadën e Iranit në Damask.

Zyrtarët amerikanë dhe izraelitë janë përgatitur për një sulm hakmarrës nga Teherani.

Kërcënon Irani, thotë se do ta sulmojë çdo shtet që e hap hapësirën ajërore për Izraelin

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika