NATO dhe SHBA-ja po konsiderohen si “kërcënimet” kryesore nga Rusia

Në një dekret të nënshkruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, ku përshkruhen kufijtë detarë të vendit, NATO dhe SHBA-ja po konsiderohn si kërcënimet kryesore të Rusisë

Ilustrim

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për përditësimin e doktrinës detare ku përshkruhen kufijtë detarë të vendit dhe NATO e Shtetet e Bashkuara konsiderohen si kërcënimet kryesore të Rusisë.

Dekreti që u nënshkrua më 31 korrik në Ditën e Marinës hyn në fuqi menjëherë.

Në doktrinë përmenden aktivitetet dhe rritja e mundshme e aleancës ushtarake të NATO-s, dëshira e pretenduar e SHBA-së për të dominuar detet dhe supozimet se dëshiron të ketë pretendime mbi territorin e Rusisë, shkruan REL.

Në doktrinë po ashtu përmenden si kërcënim për sigurinë e Rusisë një sërë shtetesh të huaja.

Po ashtu, thuhet se Moska synon të rrisë potencialin e flotës detare. Në doktrinë, gjithashtu, theksohet rëndësia strategjike e përpjekjeve të fundit ruse për të zhvilluar Rrugën Veriore Detare të gjatë pesë mijë e 600 kilometra, që do të lejonte anijet me dërgesa dhe anijet e tjera të mëdha të udhëtojnë përgjatë bregut të Arktikut të Rusisë në Ngushticën e Beringut.

Duke folur në shënimin e Ditës së Marinës, Putin tha se kjo doktrinë thotë se Arktiku, Deti i Zi, ai i Okhotskit dhe Beringut, si dhe ngushticat e Baltikut dhe Kurilit, janë zona me interes kombëtar.

Ai tha se aftësia e marinës ruse për t’iu përgjigjur kërcënimeve menjëherë është kyçe në mbrojtjen e sovranitetit dhe lirive në Rusi.

Putin shtoi se forcat detare, tokësore, ajrore dhe nëndetëset janë në gatishmëri të lartë dhe “vazhdimisht po përmirësohen”.

Presidenti rus premtoi se do të ketë ndërtim në shkallë të gjerë të anijeve dhe do të investohet në programet për kërkime shkencore detare.

Doktrina detare ruse fillimisht ishte miratuar më 2001. Ky dokument u përditësua në verën e vitit 2015, pas aneksimit të paligjshëm rus të Gadishullit ukrainas të Krimesë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika