NATO fton zyrtarisht Suedinë e Finlandën për t`iu bashkuar aleancës

Finlanda dhe Suedia janë dy shtetet, të cilat kanë marrë ftesë për antarësim. Ky zgjerim historik i bllokut të mbrojtjes synon të zvogëlojë drejtpërdrejt synimet e presidentit rus Vladimir Putin, përderisa lufta e tij në Ukrainë është duke vazhduar

Ilustrim

NATO ka zyrtarizuar ftesën e saj për Suedinë dhe Finlandën për t’u bashkuar me aleancën e saj.

“Aderimi i Finlandës dhe Suedisë do t’i bëjë ato më të sigurta, NATO-n më të fortë dhe zonën euro-atlantike më të sigurt. Siguria e Finlandës dhe Suedisë ka një rëndësi të drejtpërdrejtë për Aleancën, përfshirë gjatë procesit të pranimit,” thuhej në deklaratë.

Grupi vendosi kolektivisht të miratojë kërkesat e vendeve për t’iu bashkuar NATO-s,pasi Turqia hoqi kundërshtimet e saj të martën, duke hapur rrugën për zgjerimin NATO-s.

Ky zgjerim historik i bllokut të mbrojtjes synon të zvogëlojë drejtpërdrejt synimet e presidentit rus Vladimir Putin, përderisa lufta e tij në Ukrainë është duke vazhduar.

Vendimi tani do të shkojë në parlamentet dhe legjislaturat e 30 vendeve anëtare për ratifikim përfundimtar. Udhëheqësit e NATO-s thanë se prisin që procesi të ecë shpejt, duke lejuar një pranim të shpejtë të paprecedentë dhe një shfaqje uniteti kundër Putinit, raporton CNN.

Ndërsa për këtë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes llogarisë së saj në Twitter, të cilin e ka quajtur vendim historik.

“Kosova aspiron t’i bashkohet familjes transatlantike për të përmbushur ambicien e popullit tonë për të mbrojtur liritë dhe vlerat tona të fituara me mund”, ka shkruar Osmani.

Ajo ndërkaq miratimin e konceptit të ri strategjik të NATO-s në Samitin në Madrid e ka quajtur një përgjigje të qartë të unitetit transatlantik ndaj kërcënimit të Rusisë.

“Rikonfirmimi i Aleancës për forcimin e arkitekturës evropiane të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe përkushtimi i tyre ndaj Ballkanit Perëndimor, është vendimtar për të ardhmen tonë kolektive paqësore dhe prosperuese”, ka shtuar ajo.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika