NATO: Mirëpresim marrëveshjen në mes të Kurtit dhe Vuçiq, nxisim të dy të zbatojnë shpejt atë që është rënë dakord

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka thënë se NATO-ja e mirëpret marrëveshjen në mes të Kurtit dhe Vuçiq dhe se "i nxisim të dy të zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht"

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, ka reaguar mbi dakordimin e kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq, të shtunën e 18 marsit në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Përmes një postimi, Lungescu ka thënë se NATO-ja e mirëpret marrëveshjen në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

“NATO e mirëpret marrëveshjen në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun e lehtësuar nga BE në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar ajo.

Zëdhënësja e NATO-s ka thënë tutje se i nxisin të dyja palët të zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht.

“Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu edhe KFOR-in”, ka shkruar Lungescu.

“NATO e mirëpret marrëveshjen në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në dialogun e lehtësuar nga BE në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ne i nxisim të dy të zbatojnë atë që është rënë dakord shpejt dhe plotësisht. Ne jemi të përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor përfshirë këtu edhe KFOR-in”, ka shkruar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu në Twitter.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika