NATO rrëzon një dron që hyri në hapësirën ajrore të Rumanisë

Një avion luftarak F-18 spanjoll, i angazhuar në një mision të NATO-s për patrullimin e hapësirës ajrore, ka rrëzuar një dron pasi ky i fundit hyri ilegalisht në hapësirën ajrore të Rumanisë.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rumanisë, droni u zbulua nga radarët rreth orës 04:44 të mëngjesit, afërsisht 24 kilometra në veri të qytetit Galați, pranë kufirit me Moldavinë.

Dy avionë F-18 spanjollë u ngritën për ta identifikuar dhe interceptuar objektivin. Njëri prej tyre vendosi kontakt me radar me dronin dhe, pas autorizimit për ndërhyrje, e rrëzoi atë rreth orës 05:01, raporton Reuters.

Mbetjet e dronit kanë rënë në një zonë të pabanuar mes dy fshatrave, ndërsa deri më tani nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

Autoritetet rumune nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht origjinën e dronit. Sipas të dhënave fillestare, ai kishte hyrë në hapësirën ajrore rumune nga drejtimi i Moldavisë, ndërsa zëdhënësi i NATO-s, koloneli amerikan Martin O’Donnell, ka thënë se droni dyshohet të ketë qenë me origjinë ruse.

Ky është droni i katërt i rrëzuar mbi territorin rumun gjatë vitit 2026, në një kohë kur Rumania, si vend anëtar i NATO-s dhe fqinj i Ukrainës, është përballur vazhdimisht me shkelje të hapësirës së saj ajrore që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika