Ndahen 11 milionë euro nga Qeveria për krizën energjetike, Hoti: Kjo nuk është politikë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar lidhur me ndarjen e 11 milionë eurove për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për ndarjen e 11 milionë eurove për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike.

Hoti ka thënë se kjo nuk është poltikë dhe se sipas tij, këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet.

“Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve. Ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast, pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar”, ka shkruar deputeti i LDK-së.

Më tej, Hoti është shprehur se Qeveria do të duhej të ndërmerrte masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika