Ndahen më shumë se 2.7 milionë dollarë për restaurimin e rajonit të Kherson-it

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal ka njoftuar tashmë janë ndarë më shumë se 2.7 milionë dollarë për restaurimin e rajonit të Kherson-it

Kherson. Foto: nytimes





Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal ka njoftuar se më shumë se 2.7 milionë dollarë janë ndarë për restaurimin e rajonit të sapoçliruar të Kherson-it.

“Qeveria ndau 100 milionë hryvnia (2.7 milionë dollarë amerikanë) për restaurimin prioritar të rajonit të çliruar Kherson”, ka shkruar Shmyhal.

“Ky është fillimi i rindërtimit të rajonit. Fillimisht, ne po flasim për nevojat kritike të banorëve të rajonit: akses në dritë, ujë, ngrohje, komunikim dhe mjekësi”, ka shtuar Shmyhal duke theksuar se “Njerëzit do të marrin pensionet që u janë grumbulluar gjatë okupimit”.

Kryeministri ukrainas ka përmendur dhe mbështetjen financiare që Ukraina ka marrë nga partnerët e saj, ka raportuar CNN.

“Kanadaja emetoi obligacione qeveritare pesëvjeçare me vlerë 500 milionë dollarë kanadezë (rreth 374 milionë dollarë amerikanë. Qeveria ukrainase mori një vendim për të tërhequr një fond shtesë prej 4.5 miliardë dollarësh në grante nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit”.

Kryeministri ukrainas ka potencuar se këto burime do të drejtohen për sigurimet shoqërore dhe pagat e punonjësve të shtetit.

“Javën e ardhshme, Ukraina do të marrë gjithashtu 2.5 miliardë euro nga Bashkimi Evropian”, shtoi ai.

Shmyhal ka vënë në dukje se, mes sulmeve ruse ndaj sektorit energjetik të Ukrainës, qeveria e Kievit “po aktivizon importin e mjeteve për gjenerimin e energjisë”.

“Çdo ukrainas mund të importojë një gjenerator ose stacion karikimi nga jashtë pa paguar taksa doganore dhe TVSH,” tha ai.

Tutje, kryeministri Shmyhal ka treguyar se rreth 8,500 komplete gjeneratorësh importohen në Ukrainë në ditë.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika