Ndahet nga jeta aktori shqiptar, Xhevat Qorraj
Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Xhevat Qorraj. Lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit 76-vjeçar e bëri të ditur në një postim në Facebook, Betim Qorraj. “I përjetshëm qoftë kujtimi për ju! Lamtumirë Xhevat Qorrja”, thuhet në postim. Aktori i njohur ishte i lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit. Ai […]
Ka ndërruar jetë aktori i njohur shqiptar, Xhevat Qorraj.
Lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit 76-vjeçar e bëri të ditur në një postim në Facebook, Betim Qorraj.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për ju! Lamtumirë Xhevat Qorrja”, thuhet në postim.
Aktori i njohur ishte i lindur në vitin 1947 në fshatin Carrabreg të Deçanit.
Ai është i njohur më shumë për filmat: “3 dritare dhe një varje”, “Eternally Child” dhe “Memory”.
Por, së fundmi ka marrë pjesë edhe në serialin “Rrushe”, në rolin e Farukut.
Qorraj i takon gjeneratës së parë të aktorëve kosovarë.
Ai, gjithashtu, nga viti 1972 është punësuar si aktor në Teatrin Kombëtar të Kosovës, dikur Teatri Popullor Krahinor, gjersa ka të realizuara 60 role në kinematografi dhe teatër.















