Ndahet nga jeta dramaturgu i famshëm Tom Stoppard, fitues i Oscarit dhe Tony-t

Dramaturgu dhe skenaristi britanik i njohur, fitues i shumë çmimeve, Tom Stoppard, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka konfirmuar agjencia e tij e talenteve, United Agents.

Stoppard, i lindur në Çekosllovaki, së fundmi fitoi çmimin Tony 2023 për shfaqjen “Leopoldstadt”. Në SHBA, ai njihet veçanërisht për skenarin e tij fitues të Oscarit për filmin e vitit 1998 “Shakespeare in Love”, të shkruar në bashkëpunim me Marc Norman.

“Me pikëllim të madh njoftojmë se klienti dhe miku ynë i dashur, Tom Stoppard, ka ndërruar jetë në paqe në shtëpinë e tij në Dorset, i rrethuar nga familja,” thuhet në deklaratën e United Agents të publikuar në faqen zyrtare.

“Ai do të kujtohet për krijimtarinë e tij, për shkëlqimin dhe humanizmin që reflektonin veprat e tij, për zgjuarsinë, humorin e tij të veçantë, bujarinë dhe dashurinë e madhe për gjuhën angleze,” vijon deklarata. “Ka qenë një nder të punonim me Tomin dhe ta njihnim atë.”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika