Ndahet nga jeta drejtori menaxhues i Telegrafit dhe artisti Arlind Gjikolli – Gjikla

Në moshën 41-vjeçare ka ndërruar jetë drejtori i Telegrafit dhe Artisti Arlind Gjikolli, i njohur nga të gjithë të afërmit dhe miqtë si Gjikla

Arlind Gjikolli - Gjikla

Në moshën 41-vjeçare, për në botën e amshuar sot udhëtoi babai, bashkëshorti, miku, artisti dhe njeriu i mirë, Arlind Gjikolli – Gjikla.

Gjikla, siç e quanin të gjithë të afërmit dhe miqtë, ishte themeluesi dhe shtylla krijuese e grupit WNC nga Peja, që zhanrin e muzikës rep në Kosovë e çoi në një stad më të zhvilluar, qoftë me tekste të angazhuara, me muzikë apo me interpretim.

“Çka kom pasë”, “Qikat e mira”, “Për ty” …  janë disa nga këngët e këtij grupi, që edhe sot dëgjohen dhe frymëzojnë gjeneratat e reja. Pas grupit WNC, Gjikla ka vazhduar edhe solo-karrierën, me tekste që kundërshtonin anomalitë e shoqërisë së Kosovës. Mjafton të përmendet këtu kënga “Juda”, që godet amoralitetin në politikë, tjetërsimin e individit dhe humbjen e perspektivës dhe të shpresës.

Apo, opinionin kritik, ku ndër të tjera thotë: “Pikërisht pse ti populli jem i dashtun nuk angazhohesh për shumë, as nuk merr shumë … mbetesh me pak e kënaqesh me pak”.

I tillë ka qenë Gjikla, opozitë e përhershme e së keqes dhe injorancës dhe një humanist që donte të mirën e përgjithshme të shoqërisë. Ata që patën fatin ta njohin, do ta kujtojnë përherë si person të buzëqeshur, të afërt, të dijshëm dhe mbi të gjitha si njeri të sakrificave, tek i cili secili mund të llogariste për këshilla dhe për ndihmë. Po për këtë, largimi nga kjo botë i njeriut të vlerave, është humbje e madhe jo vetëm për familjarët dhe për miqtë.

Në dhjetë vjetët e fundit, Gjikla ishte COO (Drejtor Menaxhues) i Telegrafit. Si person që jetonte me kohën dhe që donte përparimin, ai dha kontribut të madh në zhvillimin dhe rritjen e këtij portali. Gjikla ka qenë një nga shtyllat e risive teknologjike që Telegrafi çdo vjet ka sjell për lexuesit shqiptarë.

Kolegët e tij do ta përjetojnë rëndë mungesën e tij, sepse ishte i afërt me të gjithë, nxiste debate dhe krijonte atmosferë pozitive pune. Ishte i barabartë mes të barabartëve; njeri i sinqertë që donte të vërtetën, ndaj kjo reflektohej edhe në punën e gjithë stafit.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika