Ndalohen dy persona të dyshuar në rastin e rënies së çatisë së Komunës së Prishtinës

Janë ndaluar dy persona të dyshuar në rastin e rënies së çatisë së Komunës së Prishtinës

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë ndaluar dy persona të dyshuar në rastin e rënies së çatisë së Komunës së Prishtinës.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se si pasojë e kësaj ngjarjeje mbeti e lënduar rëndë një qytetare e Kosovës dhe gjendja e saj shëndetësore mbetet ende kritike.

“Si dhe në këtë ngjarje u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale, me ç’ rast në vazhdën e veprimeve hetimore, sot me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në këtë rast, njëri nga ta është zyrtar i Komunës së Prishtinës me inicialet Y.J., përderisa personi tjetër i ndaluar me aktvendim të prokurorit është person përgjegjës i Kompanisë punuese për vend punishten e kompanisë në fjalë me inicialet B.B”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se nga ana e prokurorit të Shtetit është angazhuar eksperti gjyqësor nga lëmi i ndërtimtarisë në këtë çështje penale, në të cilën po vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me institucionet relevante.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika