Ndalohen pesë persona në Leposaviq, kishin hyrë kundërligjshëm nga Serbia

Janë ndaluar pesë persona në Leposaviq sepse kishin kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës. Policia e Kosovës njofton se dy persona janë ndaluar në Bistricë të Leposaviqit dhe tre të tjerë në Koshuticë të kësaj komune

Policia e Kosovës njofton se janë ndaluar pesë persona në Leposaviq sepse kishin kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Janë ndaluar dy persona në Bistricë të Leposaviqit dhe tre të tjerë në Koshuticë të kësaj komune.

Personat e ndaluar në Bistricë, në konsultim me prokurorin, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Bistricë, Leposaviq  30.09.2023 – 14:20. Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Njësoj edhe në Koshuticë, tre të dyshuarit e ndaluar në konsultim me prokurorin, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Koshuticë, Leposaviq  30.09.2023 – 15:20. Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar,  nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika