Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklaruara – vlera mbi 5 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, është ndaluar një autobus për kontrolle rutinë.

Pas deklarimit të vozitësit se nuk posedonte mallra për deklarim, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, kanë dërguar automjetin për kontroll në vijën e dytë, ku kanë konstatuar praninë e mallrave të padeklaruara si: aksesorë dhe pajisje sportive, produkte kozmetike të markave të njohura dhe produkte për fëmijë, njofton Dukagjini.

Siç njofton Dogana, vlera totale e mallrave të ndaluara arrin rreth 5,100 euro.

“Vozitësi nuk ka poseduar faturë apo dokumentacion përkatës për mallrat në fjalë, prandaj ndaj tij është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore sipas legjislacionit në fuqi, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme. Dogana e Kosovës apelon te të gjithë udhëtarët dhe transportuesit që të respektojnë obligimet ligjore gjatë kalimit kufitar dhe të deklarojnë çdo mall që posedojnë, në mënyrë që të shmangen procedurat ndëshkuese dhe vonesat gjatë kontrollit”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika