Ndalohet hyrja e kamionëve me mallra serbe në pikën kufitare në Bërnjak

Ekipi i RTV Dukagjini, i cili po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, bën të ditur se qytetarët nga të dyja anët e kufirit me automjete po lejohen të qarkullojnë sikur çdo ditë tjetër. E njëjta nuk vlen për mallrat serbe

Bërnjak (Foto: Liridon Llozani, RTV Dukagjini)

Kamionët me mallra me origjinë nga Serbia nuk po lejohen të hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës nga pika kufitare në Bërnjak.

Ekipi i RTV Dukagjini, i cili po raporton drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, bën të ditur se qytetarët nga të dyja anët e kufirit me automjete po lejohen të qarkullojnë sikur çdo ditë tjetër.

Ndërkaq, të njëjtat janë ndaluar edhe nga pika kufitare e Merdares.

Pas kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë, janë bllokuar të gjitha mallrat serbe të hyjnë në Kosovë.

Ndryshe, Policia e Kosovës gjatë ditës ka bërë të ditur se tre zyrtarët e saj policorë dyshohet të jenë kidnapuar në territorin e Kosovës në veri të vendit, përkatësisht në komunën e Leposaviqit.

Po ashtu, në lidhje me kidnapimin e tyre ka reaguar edhe kryeministri Kurti, i cili ka kërkuar ndihmë nga ndërkombëtarët që ata të lirohen menjëherë.

Sipas tij, kjo është hakmarrje nga ana e Serbisë ndaj arrestimit të djeshëm të serbit me nofkën “Llune”.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika