Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka njoftuar se ka ndaluar importin e gjedheve dhe lëkurës së tyre nga rajoni Auvergne-Rhone Alpes në Francë.

Ky vendim është marrë pasi është konfirmuar pranimi i sëmundjes gungore të lëkurës (LSD) në atë zonë.

Për të mbrojtur shëndetin e kafshëve në Kosovë, të gjitha autoritetet përgjegjëse për kontrollin kufitar janë urdhëruar të zbatojnë këtë ndalim në mënyrë rigoroze.

AUV po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën dhe po merr masa në kohë reale për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje në vend.

Sipas njoftimit, Kosova po vepron në përputhje me shtetet e tjera dhe bazuar në ligjet dhe praktikat ndërkombëtare për kufizime tregtare, për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.

Nëse situata ndryshon, masat do të përshtaten sipas protokolleve veterinare për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.