Ndalohet një automjet pa tabela në Viti, ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj të mërkure në fshatin Debelldeh të Vitisë është arrestuar i dyshuari 35-vjeçar që ngiste automjetin pa tabela, i cili ishte i ngarkuar me mallra të kontrabanduara

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarët policorë nga Task-Forca e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Lindje ka intensifikuar aktivitetet në teren dhe bashkëpunimin me qytetarë.

Policia njofton që pasi është pranuar informatë nga fshati Debelldeh i komunës së Vitisë se lëvizin disa automjete, dyshohet të ngarkuara me mallra të kontrabanduar është arritur të ndalohet automjeti pa tabela, i cili ishte i ngarkuar me mall të kontrabanduar. Automjetin e ndaluar ishte duke e vozitur i dyshuari mashkull kosovar I.S., 35-vjeçar.

“Gjatë kontrollit, në automjet kishte të ngarkuar: tekstil, klima, pjesë të automjeteve, pjesë të ndryshme dekorative për automjete dhe shtëpi, medikamente natyrale, lëndë e parë për shisha, fletore dhe libra të ndryshme, telefona Iphone 13 etj., të cilat ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë Veriore”, njofton Policia e Kosovës.

Pamje të postuara në llogarinë e Policisë së Kosovës në Facebook

Mes tjerash, policia ka thënë se pas njoftimit të prokurorit dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK-në është kontrolluar një lokacion ku janë konfiskuar edhe një sasi e konsiderueshme e tekstilit, produkte të ndryshme higjienike dhe një sasi e konsiderueshme e mishit të terur.

Pamje të postuara në llogarinë e Policisë së Kosovës në Facebook

Po ashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore dhe me aktvendim të prokurorit është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar është dërguar në terminalin doganor.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika