Ndalohet një kamion me targa serbe në veri, kishte të ngarkuar 3600 kg speca – dyshohet se ishin kontrabanduar

Policia e Kosovës ka ndaluar një kamion me targa serbe në veri, i cili kishte të ngarkuar 3600 kg speca, të cilët dyshohen të jenë të kontrabanduar

Foto e postuar nga Policia e Kosovës

Është parandaluar një rast i kontrabandës me mallra në pjesën veriore të vendit, saktësisht, në fshatin Bistricë të Leposaviqit.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në të njëjtin vend kishin ndaluar një kamion me targa të Serbisë.

“Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabandim me mall’”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika