Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar për 48 orë një person të dyshuar për “ushtrim ndikimi”.

Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë, ndaj të dyshuarit A.L. do të vazhdohet me procedura të mëtejshme hetimore.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, të dyshuarin me iniciale A.L., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Ushtrimi i ndikimit’ nga neni424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të dyshuarit të lartpërmendur, do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.