Ndalohet një person në Leposaviq, hyri në Kosovë ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë me targa të Serbisë në Bistricë të Leposaviqit, e cila ishte futur ilegalisht në Kosovë

Ilustrim

Të dielën, më 1 tetor, në orën 14:30, njësitet policore në Bistricë të Leposaviqit kanë ndaluar një veturë të regjistruar me targa të Serbisë, e cila dyshohet se ka hyrë në territorin e Kosovës duke iu shmangur pikave të rregullta kufitare.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, drejtuesi i veturës ishte mashkull kosovar.

“Fsh. Bistricë, Leposaviq. 01.10.2023 – 14:30. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari ka pranuar se ka kaluar nëpërmes rrugëve ilegale nga Serbia në R. Kosovë. Pas intervistimit, i dyshuarit me vendim të prokurorit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, siç ka bërë të ditur policia, është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që rasti të inicohet si “Kalim i paautorizuar i kufirit” ndaj të dyshuarve dhe të procedohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika