Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet në Vërmicë, ku janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.
Sipas raportimit policor, automjeti me targa vendore drejtohej nga një mashkull kosovar, i cili dyshohet për veprën penale “Kontrabandim me migrantë”.
I dyshuari është intervistuar lidhur me rastin dhe, me vendim të prokurorit, është liruar.
Ndërkohë, katër migrantët janë trajtuar nga autoritetet dhe më pas janë dërguar në qendrën përkatëse të strehimit.