Ndalohet një person pas vdekjes së punëtorit në KEK

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se është ndaluar një person lidhur me vdekjen e një punëtori në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 20 gusht, rreth orës 14:50, kur një punëtor humbi jetën në vendin e punës.

Nga të dhënat fillestare dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë transportit dhe zhvendosjes së kabllove 6kV, me ç’rast viktima dyshohet se ka rënë në kontakt me tensionin elektrik dhe ka pësuar lëndime të rënda.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Inspektorati i Punës dhe Inspektorati i Brendshëm i KEK-ut.

Me urdhër të prokurorit kujdestar janë ndërmarrë veprimet hetimore për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan në vdekjen e punëtorit.

Në kuadër të hetimeve, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet A.K., nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, nga neni 358 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë provat dhe rrethanat e mbledhura dhe do të vendosë për veprimet e mëtejshme, përfshirë edhe mundësinë e kërkesës për caktimin e një mase sigurie ndaj të dyshuarit.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika