Është ndaluar një shtetas serb në Joshanicë të Leposaviqit, sepse kishte tentuar ta kalojë ilegalisht kufirin Kosovë – Serbi.

Një sasi e mallit i është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor në mungesë të dokumenteve.

“Fsh. Joshanicë,  Leposaviq   19.12.2023 – 17:55.  Policia gjatë patrullimit ka ndaluar të dyshuarin mashkull serb, shtetas i Serbisë, i cili me automjetin tij ka tentuar ta kalojë ilegalisht kufirin Republika e Kosovës – Serbi.  Një sasi e mallit i është sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor në mungesë të dokumenteve. Me urdhër të prokurorit rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.