Ndalohet operimi i njësisë A4, KEK-u thotë se kapacitetet e munguara të energjisë po sigurohen nga Shqipëria

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar nga operimi, si pasojë e rrjedhjeve të ujit në kaldajë, konkretisht në zonën e tejnxehësit.

Sipas njoftimit të KEK-ut, stafi profesional i TC Kosova A ka vlerësuar se ndalimi i njësisë ka qenë i domosdoshëm dhe në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë, me qëllim të parandalimit të dëmtimeve më të mëdha dhe të paparashikueshme në pajisje, njofton Dukagjini.

Tutje bëhët e ditur se falë bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Energjetike Shqiptare (KESH), në situata të tilla është siguruar një pjesë e konsiderueshme e kapacitetit të munguar përmes shkëmbimit të energjisë me KESH, deri në rikthimin e njësisë në operim, duke kontribuar në ruajtjen e stabilitetit të furnizimit me energji elektrike.

“Lidhur me raportimet se aktualisht në operim është vetëm një njësi nga gjithsej pesë, sqarojmë se këto interpretime janë të pjesshme dhe nuk pasqyrojnë gjendjen reale të sistemit prodhues. Aktualisht, tri njësi (B1, B2 dhe A5) ndodhen në remont të rregullt dhe në proces të zbatimit të projekteve madhore të rehabilitimit dhe modernizimit, konform Bilancit Vjetor Energjetik. Këto ndërhyrje janë të planifikuara dhe thelbësore për rritjen e besueshmërisë dhe performancës afatgjate të kapaciteteve prodhuese. Ekipet profesionale janë në gatishmëri të plotë dhe, sapo të krijohen kushtet teknike (pas ftohjes së njësisë), do të bëhet identifikimi i saktë i burimit të rrjedhjeve, pas së cilës do të fillojë menjëherë procesi i sanimit. Qëllimi mbetet rikthimi i njësisë në operim në afatin më të shkurtër të mundshëm” thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika