Ndalohet për 48 orë burri që rrahu gruan e tij në Prizren

Një burrë që shihet duke rrahur gruan e tij në Prizren, pasi është intervistuar nga Policia e Kosovës, është dërguar në mbajtje për 48 orë

Në medie është publikuar një video, ku shihet një burrë duke rrahur brutalisht gruan e tij në Prizren.

I dyshuari pas intervistimit nga Policia e Kosovës është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Sot me datë 20.06.2024 disa media kanë publikuar një video regjistrim në të ciljn shihet sesi një mashkull ushtron dhunë ndaj një femre. Posa është parë video regjistrimi hetuesit e Stacionit Policor të Prizrenit kane ndërmarr veprime hetimore dhe është identifikuar i dyshuari dhe viktima. Policia ka lokalizuar të dy dhe janë shoqëruar për në stacionin policor.

Janë intervistuar të dy nga  hetuesit e dhunës në familje, ngase i dyshuari dhe viktima janë çift dhe bashkëjetojnë. Policia ka informuar prokurorin e shtetit dhe është vepruar në bazë të udhëzimeve të tij. Pas intervistimit të dyshuarit në prezencën e avokatit nga prokurori është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë për të. Viktima është njoftuar për të drejtat e saj”, ka thënë për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Burri që rrahu gruan e tij në Prizren po intervistohet nga policia

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika