Ndarja e 100 eurove nga Qeveria konsiderohet “lëmoshë sociale”, kritikohet për mungesë vizioni ekonomik

Ndarja e mbi 50 milionë eurove për pensionistët dhe fëmijët, nga njohësit e çështjeve ekonomiste po vlerësohet si "lëmoshë sociale" dhe mungesë e një strategjie konkrete ekonomike

Qeveria e Kosovës, të mërkurën e 13 dhjetorit, ka marrë vendim që pensionistëve dhe fëmijëve t’ua ndajë nga 100 euro shtesë për fundvit.

Ndarja e mbi 50 milionë eurove për këto dy kategori sociale, nga njohësit e çështjeve ekonomiste po vlerësohet si “lëmoshë sociale” dhe mungesë e një strategjie konkrete ekonomike.

Profesori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Nagip Skenderi, i cili ligjëron në Fakultetin Ekonomik, ka thënë se ky vendim i Qeverisë u ndihmon vetëm përkohësisht pensionistëve dhe fëmijëve.

“Konsideroj se vendimi qeveritar për ‘lëmoshat sociale’ që po ndaj në fundvit është për keqardhje, ngase asgjë nuk u ndihmon këtyre kategorive pensionisteve dhe fëmijëve, kategori të pambrojtura, përpos një ndihmë momentale sa për t’i përballuar shpenzimet e fundvitit”, ka deklaruar Skenderi.

Sipas profesorit të ekonomisë, Qeveria duhet të marrë shembull nga Mali i zi, i cili i ka rritur pensionet në 450 euro dhe jo të sillet si “Babadimër që bën zgjidhje të përkohshme”.

“Pensionistët kanë nevojë për një pension të dinjitetshëm, shikoni se çfarë beri Qeveria e Malit te Zi duke ua rritje pensionin në 450 euro, kurse te ne pensionet sillen prej 100 deri 250 Euro. Do të duhej angazhuar për rritje të pensioneve për jetë normale e jo të vrapojnë pas BabaDimrit për një dhuratë simbolike prej 100 eurosh. Njëjtë është situata edhe me fëmijët, rritja dhe përkujdesja e tyre është obligim i përhershëm, e jo një dhurate sociale për Vitin e Ri”, ka thënë ai.

Profesori i Universitetit Hasan Prishtina, Nagip Skenderi

“Kjo, po ashtu, mendoj se është një truk qeveritar të largojë vëmendjen nga moszhvillimet e pritshme politike, ekonomike e sociale për vendin. Thjesht, konsideroj se këto janë lëmosha sociale, që i japin vendit një tretman te konceptit të varfërisë, e assesi të prosperitetit ekonomik e social”, ka shtuar Skenderi.

Sipas tij, këto veprime nga ana e Qeverisë janë paralajmërim për afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme.

“Ajo që më tepër më shqetëson, mendoj se kjo është një përgatitje e elektoratit për zgjedhjet e ardhshme, që mendoj se shume shpejt do të ndodhë – ndoshta pranvera e hershme mund të jetë, dhe rastet sociale dhe ata qe u gëzohen këtyre ndihmave mund të jenë votues potencialë për votat ndaj partisë në pushtet.  Kjo m’i argumenton edhe faktet se kohën e fundit kemi shumë vizita, si të pushtetarëve – rasti i kryeministrit Kurti në Berlin dhe vende tjera, e po ashtu edhe zyrtarëve tjerë nga pozita e opozita që po vërshojnë kohët e fundit në diasporë, krejt në funksion të përafrimit të tyre me partitë politike”, ka sqaruar profesori.

Skenderi ka përfunduar duke thënë se pushteti dhe opozita duhet të “dalin me hartimin e strategjive ekonomike e sociale për një zhvillim ekomomik e ngritje të standardit social te qytetarëve, e jo të mashtrohen me lëmosha sociale njëherë në vit, atëherë kur Qeveria pret si kundërshpërblim votën e qytetarit”.

Zgjidhje të përkohshme të problemeve e ka cilësuar edhe ekonomisti Mustafë Kadrijaj, vendimin e Qeverisë për ndarjen e 100 eurove.

Ai thekson se kjo do të ketë ndikimin vetëm në rritjen e aktiviteteve tregtare në qendrat tregtare.

Kjo strategji, sipas tij, është e dështuar.

“Kjo është një dështim i Qeverisë së Kosovës ku shumica e Ministrive të saj kanë suficit të buxheti, nuk e dinë se çfarë të bëjnë dhe thjesht të shpërndajmë lëmoshe për këto kategori. Edhe këtë e vlerësoj, por më mirë është që Qeveria të bëjë investime në mënyrë që qytetarët të pavarësohen”, ka thënë Kadrijaj.

Mustafë Kadriaj, ekonomist

“Po çdo pagës e ka efektin e vetë ekonomik që e rrit aktivitetin tregtar nëpër qendra tregtare dhe të moshuarit mund ta ngrisinë mirëqenien te pjesa e furnizimit me barna. Në nivel të politikave, stërgjive ekonomike, vlerësoj që Qeveria nuk është në rregull për faktin që së pari ajo është dashur të mendojë për pagën minimale, sigurimin shëndetësor”, ka thënë ai.

“Kjo Qeveri në mungesë të investimeve strategjike dhe investimeve kapitale është e interesuar për një sjellje popullsite për t’i mbajtur një kategori të votueseve afër vetës për të qëndruar në pushtet”, ka vijuar ai.

Më tej, Kadriajaj ka thënë se shteti mbahet me politika zhvillimore e jo me politika sociale.

Edhe politikat sociale janë të nevojshme, por sipas tij, nëse janë vetëm ato, atëherë shtetit i bëhet dëm.

“Së pari duhen politika investive se për tyre rritet buxheti dhe fuqizohet ekonomia, dhe tani mundemi të mendojmë për politika sociale”, ka thënë ai.

Në një reagim në Facebook, Agron Demi nga Instituti GAP ka vlerësuar se ndarja e 100 eurove është bërë pa u klasifikuar rastet veç e veç.

Sipas tij, “Në mesin e këtyre 193 mijë pensionistëve, janë së paku 7,000 pensionistë që marrin pension edhe nga Gjermania dhe Zvicrra. Për këtë kategori tash Qeveria i ndan 700 mijë euro”.

Po ashtu, ai ka shkruar se “në mesin e 385 mijë fëmijëve, janë së paku 32,300 prindërit e të cilëve marrin të hyra mujore së paku 1.000 euro në muaj, sipas të dhënave të ATK. Për këtë kategori tash Qeveria u ndan rreth 3.3 milionë euro”.

“Në anën tjetër, sipas Raportit të KE për Kosovën, 18% e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri apo me 45 euro në muaj (kjo shënon rritje nga matja e fundit e varfërisë më 2017).Vitin e kaluar transferet sociale kanë mbërritur në 12% të GDP, por vetëm 0.5% e kësaj shume ka shkuar për familjet e varfëra. Çka do të thotë se nga skemat sociale të Qeverisë nuk janë më të varfërit ata që po përfitojnë”, ka shkruar ai.

Kritika për mungesë të një vizioni ekonomik Qeveria ka marrë edhe nga partitë opozitare, të cilat e kanë akuzuar se po tenton që t’i mashtrojë qytetarët përmes, siç e kanë cilësuar ata, “lëmoshës sociale”.

Qeveria ndan nga 100 euro për fëmijët dhe pensionistët

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika