Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të akademikut, Rexhep Qosja.
Begaj, në një reagim në Facebook, shkruan se Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar, njofton Dukagjini.
“Një akademik i rrallë iku nga Panteoni… Rexhep Qosja ishte një nga mendjet më të bukura të kulturës dhe mendimit shqiptar. Ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, të afërmve dhe miqve. Pusho në paqe, Profesor!”, ka shkruar Begaj.