“Ndërhyrje politike” – Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së

Anëtarët e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, kanë ngritur shqetësime për ndërhyrje të politikës, në procesin e zgjedhjes së kryesuesit të ri. Mbledhja e sotme ka dështuar sërish në mungesë të kuorumit, teksa anëtarët kritikuan kolegun e tij, meqë thanë se nuk ka sjellë dëshmi se mungon për arsye shëndetësore.

Mungesa e kuorumit, ka qenë arsyeja që edhe këtë herë ka çuar në dështim të mbledhjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës, në të cilën ishte e paraparë zgjedhja e kryesuesit të ri.

“Edhe sot jemi me 8 anëtarë të pranishëm. Gjyqtari Fahret Vellija ka njoftuar se për shkaqe shëndetësore nuk mund të marrë pjesë në takimin e këshillit edhe sot nuk ka kuorum për mbajtjen e takimit duke qenë që jemi në një proces të rëndësishëm të zgjedhjes së kryesuesit”, ka thënë Arjeta Sadiku , zëvendëskryesuese e KGjK-së

KGJK-ja kishte vendosur për këtë të martë mbledhjen, pikërisht për shkak se gjyqtari Vellija paralajmëroi javën e kaluar se nuk do të ishte në Kosovë për arsye shëndetësore.

E gjithë situata e dështimit të vazhdueshëm të mbledhjeve, u vlerësua shqetësuese nga anëtarët e KGJK-së e madje u ngritën dyshime për ndërhyrje politike.

“Është dhe do të jetë e panjohur dhe e paparë deri tani dhe e papranueshme nëse ne anëtarët e KGJK-së sinkronizojmë veprimet me struktura politike apo grupe të interesit për të ndikuar jo vetëm në zgjedhjen e procesit të kryesuesin por sigurimin dhe pavarësinë e KGJK-së. Sinkronizimi i veprimeve me strukturën politike me grupe të interesit dhe persona të tjerë nënkupton saktësisht dështimin e procesit të zgjedhjes së kryesuesit të KGJK-së çdo tendencë për të influencuar anëtarët aktual të KGJK-së, çdo tendencë për të favorizuar për anëtarë të KGJK dhe çdo tendencë e presionit nga brenda apo jashtë sistemit të KGJK ju përkujtoj se është detyrë e jona që ne si anëtarë të KGJK të forcojmë dhe promovojmë pavarësinë e sistemit gjyqësor…”, ka thënë Rrustem Thaqi, kandidat për kryesues.

Ndërkohë që për të dytën herë brenda pak ditësh dështoi mbledhja e KGJK-së, në Komisionin për Legjislacion ka vazhduar intervistimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit, meqë 6 anëtarë duhet të zgjedhën nga Kuvendi.

Anëtari tjetër i KGJK-së, Artan Abazi tha se nuk kanë pranuar asnjë dëshmi për problemet shëndetësore të anëtarit që mungoi.

“Ai ka pas mundësi 5 ditë nëse e ka pas gjendjen e tillë të na njoftoj me kohë jo 12 orë para takimit mbajmë përgjegjësi për atë çka e themi të mbajmë përgjegjësi për detyrën që e kemi dhe për funksionin që e kemi sepse kjo është shqetësuese nuk ka ndodhur asnjëherë deri tani në KGJK të bëhet pamundësia e kuorumit vetëm se dikujt mund t’i konvenoj apo jo, atyre që iu konvenon le të tregojnë se pse po iu konvenon shtyrja e mbledhjeve le të tregojnë publikisht mos të frikësohen”, ka thënë Abazi.

Disa prej anëtarëve kërkuan që mbledhja e ardhshme të caktohet për të mërkurën, por kjo nuk ka gjetur mbështetje nga anëtarët e tjerë, të cilët kanë vlerësuar se një gjë e tillë nuk do të kishte efekt nëse ai mungon sërish.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës më 12 mars shpalli konkurs për kryesues të ri, e për këtë pozitë në garë janë Rrustem Thaqi e Besnik Bislimaj.

Aktualisht KGJK-ja ka 9 anëtarë, nga 13 sa duhet të ketë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika