Nderim Mustafa i PDK-së: Qytetarët po kërkojnë ndryshim, pas 7 qershorit Kosova do të ketë qeveri që punon për njerëzit

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, Nderim Mustafa, ka deklaruar se gjatë takimeve me qytetarë në Malishevë të Gjilanit dhe në lagjen Arbëria ka vërejtur një kërkesë të qartë për ndryshim dhe pakënaqësi me gjendjen aktuale në vend.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mustafa ka thënë se qytetarët nuk pajtohen më me situatën ekzistuese dhe presin një qasje të re në qeverisje pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai ka shprehur bindjen se pas zgjedhjeve Kosova do të udhëhiqet nga një qeveri që, sipas tij, do të fokusohet te nevojat e qytetarëve dhe jo te arsyetimet politike.

“Me Bedri Hamzën kryeministër, do të jetë më mirë për qytetarin, për familjen, për secilin fshat e secilën komunë”, ka shkruar Mustafa.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika