Ndërmarrësi i madh shqiptar Gjergj Luca, e viziton ish-presidentin Thaçi në Hagë befasohet nga optimizmi dhe forca e tij
Ndërmarrësi Gjergj Luca ka deklaruar se gjatë vizitës së tij të ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, ka hyrë në burg me qëllim që ta motivonte Thaçin, por ai tha se u befasua nga jeta, optimizmi dhe forca qe morri nga ish-presidenti. “Hyra për t’i dhënë optimizëm ati burri apo siç i thoni […]
Ndërmarrësi Gjergj Luca ka deklaruar se gjatë vizitës së tij të ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Hagë, ka hyrë në burg me qëllim që ta motivonte Thaçin, por ai tha se u befasua nga jeta, optimizmi dhe forca qe morri nga ish-presidenti.
“Hyra për t’i dhënë optimizëm ati burri apo siç i thoni ju për t’i jap gajret me të thanë të drejtën kishte aq optimizëm aq shumë jetë aq shumë forcë sa unë dol i trishtuar edhe lash burra të fortë aty brenda që kishin energji pa fund dhe pozitivistët pa fund”, ka thënë Luca.
Më tej Luca ka treguar se beson në pafajësinë e Thaçi pasi sipas Luces “krimet” e vetme që i ka kryer Thaçi janë se ky i fundit e ka nënshkruar Marrëveshjen e Rambujes, dhe shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, dhe se ka organizuar luftën çlirimtare.
“Sot mbushen tre vite që Hashim Thaçi bashkë me shpirtin e shqiptarisë janë në Hagë duke vuajtur dënimin për “krimin” e vetëm se sakrifikuan gjithçka për Kosovën e Pavarur. Turp për shqiptarinë që helmohet përditë nga feudalizmi bolshevik (i udhëheqësve kosovarë). Lavdi veprës së trimërisë së këtyre burrave. Rroftë kombi shqiptar!”, ka thënë Luca.















