Ndërmarrja Termokos merr pjesë në kongresin “Euroheat and Power” në Torino

“Termokos” SH.A., ndërmarrja publike më e madhe e Kosovës për ngrohje qendrore, mori pjesë në Kongresin “EuroHeat and Power” në Torino.

Në këtë takim, u diskutuan zhvillimet e fundit në fushën e ngrohjeve qendrore, integrimit të burimeve të energjisë së pastër dhe agjendën e gjelbër.

NP “Termokos” prezantoi planet e zgjerimit të rrjetit të ngrohjes, projektet e ardhshme për energji diellore dhe faturim të digjitalizuar.

“Në këtë takim të mbajtur në Torino, ku morën pjesë mbi 400 delegatë nga 32 shtete në mbarë botën, u diskutuan zhvillimet e fundit në fushën e ngrohjeve qendrore, agjendës së gjelbër, integrimit të ngrohjes me burime të ripërtërishme të energjisë së pastër. Kongresi mbajti edhe Kuvendin e rregullt, të parin që nga takimi i fundit më 2019”, thuhet në njoftimin e Termokosit.

Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos”, z.Fisnik Osmani pati takime të veçanta, ku ka prezantuar planet e ndërmarrjes për zgjerimimin e rrjetit të ngrohjes, kogjenerimin, investimin e ardhshëm “Solar 4 Kosovo”, si dhe projektin “Prishtina Heatsave” për faturim të digjitalizuar.

May be an image of text that says 'en EUROHEAT&POWER &POWER CONGRESS eNGIe ABSOLICON TVP SOLAR Iren Kingspan. LOGSTOR ARMSTRONG Danfoss BODEN eNGie ABSOLICON FRICTION newheat ABB Pdeloo/mine TVPSOLAR SOLAR TVP Kingspan. LOGST ច kamstrup plus ARMSTRONG TURBODEN mาmกาดา AMARC DHS ZERO FRICTION newheat Honeywell ABB AIRU plus kamstrup DHS Am ARC on Honeywell Congress23 THANK YOU! #E'

Po ashtu, në takimin me Aurelie Beauvais, drejtoreshën e “EuroHeat and Poëer”, u diskutua për thellimin e bashkëpunimit në promovimin e NP “Termokos” për investime dhe donatorë.

“’Euroheat and Power’ është organizatë evropiane me seli në Bruksel, që ndihmon shtetet në promovimin e ngrohjes qendrore, ofron ndihmë në çështjet rregullative evropiane për shtetet anëtare, si dhe ofron platformën më të madhe të bashkëpunimit në Evropë në mes investitorëve, donatorëve, Komisionit Evropian, akterëve publikë, agjencioneve rregullative, ndërmarrjeve shtetërore si dhe sektorit privat”, thuhet në njoftim.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, redaksi dhe teksti që thotë "EUROHEAT &POWER THE HEATING & COOLING NETWORK BUSINESS INTELLIGENCE DHC KNOWLEDGE TRANSFER EVENTS & NETWORKING MARKET OUTLOOK STUDENT AWARDS POVOCACY EU EUPROJECTS &FUNDING & PROJECTS FUNDI FUNDING G INS ANDISION"

Kryeshefi Osmani me këtë rast deklaroi se “Termokos” ka dyfishuar kapacitetet në vitet e fundit, duke ofruar shërbime kualitative për më shumë konsumatorë edhe për lagje të tjera prishtinase. Mbi 200 milionë euro investime janë planifikuar për NP “Termokos” në vitet e ardhshme, duke shndërruar këtë ndërmarrje në fokus të zhvillimit ekonomik të kryeqytetit.

Kryeshefi Osmani pati takime të ndara edhe me udhëheqësit e Bankës Zhvillimore për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), organizata simotra nga Gjermania, Suedia, Estonia e kështu me radhë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika