Ndërpritet furnizimi me gaz rus për Holandën

Kompania holandeze Gasterra raportoi se Gazprom ka vendosur të ndalojë furnizimin me gaz për shkak të refuzimit të kompanisë për të paguar në valutën ruse, rubla

Një tubacion gazi natyror i printuar 3D është vendosur përpara logos së ekspozuar të Gazprom në këtë ilustrim të marrë më 8 shkurt 2022.

Rusia, të martën ka ndërprerë furnizimin me gaz për Holandë, në përshkallëzimin e fundit të mosmarrëveshjes për pagesat e energjisë me perëndimin.

Kompania holandeze Gasterra ka raportuar se Gazprom ka vendosur ta ndalojë furnizimin me gaz për shkak të refuzimit të kompanisë për të paguar në valutën ruse, rubla.

Gazprom Export ka kërkuar që vendet evropiane të paguajnë për furnizimet me gazin rus në rubla, për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

Gazprom tashmë kishte ndërprerë gazin për Finlandën, Poloninë dhe Bullgarinë pasi ato refuzuan të respektonin kushtet e reja të pagesës, shkruan REL.

Holanda bëhet vendi i fundit që shkëputet nga sistemi rus i pagesave të gazit. Foto ilustruese

GasTerra, e cila blen dhe tregton gaz në emër të qeverisë holandeze, ka thënë në një deklaratë se kishte “parashikuar” lëvizjet e Rusisë për të ndërprerë gazin, dhe se ka blerë dy miliardë metra kub gaz që pritej ta merrte nga Gazprom deri në tetor.

Sipas shifrave të qeverisë, rreth 44 për qind e përdorimit të energjisë holandeze bazohet në gaz, por vetëm rreth 15 për qind e gazit holandez vjen nga Rusia.

Qeveria holandeze ka njoftuar më herët planet e vendit për ta ndaluar përdorimin e karburanteve fosile ruse deri në fund të vitit.

Vendet evropiane janë të ndara se si t’i përgjigjen kërkesës së Moskës që të gjitha pagesat për gazin të bëhen në monedhën vendase.

Gjermania dhe Italia thuhet se u kanë thënë kompanive të tyre se mund të hapin llogari në rubla për të vazhduar blerjen e gazit rus pa shkelur sanksionet.

Ndërkaq, udhëheqësit e Bashkimit Evropian janë pajtuar për të bllokuar më shumë se dy të tretat e importeve të naftës ruse. Ky ndalim do të prekë vetëm naftën që arrin nga deti, por jo naftën e tubacionit, pas kundërshtimit nga Hungaria.

BE bie dakord për një marrëveshje kompromisi për ndalimin e importeve të naftës ruse

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika