Ndërpritet greva e minatorëve në Trepçë

Kryetari i sindikatës së minatorëve të “Trepçës” në Stantërg, Ibrahim Januzi ka konfirmuar se është ndalur greva e minatorëve pas një marrëveshje me menaxhmentin e kësaj ndërmarrje.

Ilustrim

Kryetari i sindikatës së minatorëve të Trepçës në Stantërg, Ibrahim Januzi, ka njoftuar se është ndalur greva dyorëshe e minatorëve pas një marrëveshjeje me menaxhmentin e kësaj ndërmarrjeje.

Sipas Januzit, nëse nuk përmbushen kërkesat, protestat dhe grevat do të vazhdojnë. Ai ka treguar për kushtet, të cilat i kanë pranuar për ndërprerjen e grevës, pas një takimi me kryeshefin e Trepçës, Bashkim Kurti.

“Minatorët në ndërrimin e parë rreth 2 orë kanë protestuar për mosrealizmin e pagës, mirëpo pas ftesës së kryeshefit për të ardhur për të dhënë sqarime dhe informata të hollësishme, është arritur të dakordohen mes minatorëve dhe kryeshefi. 40 për qind e pagës veçse është realizuar edhe 30 për qind, del sot eventualisht nesër dhe deri në javën e ardhshme të përmbyllen të gjitha obligimet ndaj minatorëve”, ka thënë ai për Kosovapress.

Ndërrimi i parë i minatorëve në ndërmarrjen Trepça kanë bojkotuar punën të enjten për shkak që ende nuk i kanë marrë pagat e plota.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika