Ndërpritet ndeshja mes Pejës dhe Trepçës
Ndeshja e tretë gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll në mes të Pejës dhe Trepçës tashmë është ndërprerë. Kjo për shkak të tensioneve midis tifozëve dhe hedhjeve të mjeteve shpërthyese në parket. Skuadra e Trepçës ka lëshuar parketin, gjersa janë në pritje të vendimit se a do të vazhdojë ndeshja. Kanë mbetur […]
Ndeshja e tretë gjysmëfinale e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll në mes të Pejës dhe Trepçës tashmë është ndërprerë. Kjo për shkak të tensioneve midis tifozëve dhe hedhjeve të mjeteve shpërthyese në parket.
Skuadra e Trepçës ka lëshuar parketin, gjersa janë në pritje të vendimit se a do të vazhdojë ndeshja.
Kanë mbetur edhe 26 sekonda lojë, rezultati aktual është 69-66 në favor të Pejës.
Policia po largon tifozët mitrovicas “Torcida” nga palestra që është mbushur me tym.
















