Ndërpritet ndeshja mes Trepçës dhe Pejës, tifozët hedhin gjësende drejt ekipit pejan

Ndeshja Trepça - Peja është ndërprerë sepse tifozët kanë hedhur gjësende ndaj ekipit pejan. Rezultati i ndeshjes që ishte arritur para ndërprerjes ishte 38 -52 për Pejën

Pamje nga ndeshja Trepça - Peja





Të dielën e 27 nëntorit është zhvilluar ndeshja e basketbollit mes Trepçës dhe Pejës në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje nuk ka përfunduar sepse është ndërprerë për shkak të tensioneve që ishin të pranishme gjatë ndeshjes.

Në këtë ndeshje u sulmua nga tifozët ekipi pejan dhe ky ishte shkaku që u ndërpre ndeshja mes Trepçës dhe Pejës.

Fillimi i tensioneve filloi gjatë çerekut të tretë pas një fauli ndaj Erjon Kastratit me hedhje të gjësendeve. Gjatë kësaj kohe lojtarët e Pejës janë shkuar në zhveshtore derisa është krijuar një tollovi.

Rezultati i ndeshjes që ishte arritur para ndërprerjes ishte 38 -52 për Pejën.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika