Ndërpritet qarkullimi në rrugën B, dyshohet për mjet shpërthyes
Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të Rrugës “B”, në Prishtinë. Bllokimi është bërë pas pranimit të një informate se aty gjendet një mjet i dyshimtë. Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet […]
Policia ka bllokuar qarkullimin në një pjesë të Rrugës “B”, në Prishtinë. Bllokimi është bërë pas pranimit të një informate se aty gjendet një mjet i dyshimtë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti.















