Është ndërprerë seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit në Kuvendin e Kosovës.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu ka njoftuar se seanca do të vazhdojë nesër në orën 10:00.

Haxhiu u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në vijimin e seancës.

Gjatë votimit, në sallë ishin të pranishëm 64 deputetë.

Nga këta, 63 votuan në favor të Feride Rushiti, një votë rezultoi e pavlefshme, ndërsa asnjë votë nuk shkoi për kandidaten tjetër Hatixhe Hoxha.