Është ndërprerë seanca gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Siç u bë e ditur në seancë, trupi gjykues ka marrë vendim që vazhdimi i seancës do të mbahet më 11 shkurt.

Kujtojmë se Murseli para trupit gjykues ka deklaruar se nuk ka paguar, porositur apo ndihmuar Granit Plavën për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt, duke insistuar se në momentin kritik ka qenë rreth 20 deri në 30 metra larg veturës.

Mes tjerash, ai deklaroi se në natën kritike nuk e ka parë Granit Plavën në restaurant, dhe në momentin kur është vrarë Liridona, Murseli tha se as ai as fëmijët nuk ishin në veturë.

Murseli e mohon: Nuk kam paguar, nuk kam porositur dhe nuk e kam ndihmuar Granit Plavën me vra gruan time

Murseli: Granitin s’e kam parë në restorant, s’kisha qëllim ta blija armën nga e cila do vritej gruaja ime- kurrë s’e kam menduar vrasjen e saj