Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka njoftuar se me ndërrimin e orës ndryshon edhe koha e syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve.

Ora do të ndërrohet sonte për 60 minuta.

“Duke filluar nga mesnata e sotme bëhet ndërrimi i orës. Ora sonte do të ndryshohet për 60 minuta, andaj rrjedhimisht edhe orari i syfyrit, iftarit dhe faljes së namazeve do të ndryshojnë. Për kohët e syfyrit, iftarit dhe namazit ju lutem informohuni nga takvimi zyrtar i Bashkësisë Islame të Kosovës”, thotë BIK.

Muaji i madhërishëm i Ramazanit ka nisur më 11 mars. Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 9 prill, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 10 prill, ditë e mërkurë.