Ndërroi jetë derisa po trajtohej në QKUK, policia nis hetimet

Një person ka ndërruar jetë në QKUK derisa ishte duke u trajtuar aty. Policia është duke e hetuar vdekjen, ndërkaq trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion

Fotoilustrim

Të mërkurën e 18 janarit, është raportuar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ka ndërruar jetë një mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar aty.

Rasti ka ndodhur në orët e pasditës, kështu ka bërë të ditur raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës.

PK thekson se me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion dhe është në procedurë hetimore.

“Është raportuar se në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar aty. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore”, bëhet e ditur në raportin e PK-së.

Edhe një rast tjetër i vdekjes është raportuar të mërkurën në Fushë-Kosovë, ku një burrë ka vdekur në banesën e tij, pasi atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Ndërsa, në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte në banesën e tij i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe  kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika