Në moshën 65 vjeçare ka vdekur Belul Beqaj, profesor i shkencave politike.

Kështu ka bërë të ditur vajza e tij Adea Beqaj, përmes një postimi në rrjetin social, Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë Belul Beqaj ndërroi jetë sot më 25 shtator 2022. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 25.09.2022 në ora 13:00, në varrezat e qytetit, Prishtinë (Arbëri)”, thuhet në njoftimin nga vajza e politologut.

Profesori universitar njihet për veprat e tij: “Çështja Dita”, ”Liria e shtypit në Kosovë”, “Çfarë ishte roli i RTK-së në ngjarjet e marsit 2004”, “Lidershipi – si të bëhemi më të rëndësishëm”, “ (S)a mund t’i besohet lidershipit të Kosovës”, “Uloga liderstva na politiku medija Kosova”, “Kad ce Serbi i Albanci da se pomire”, “Politika në Fokus”, “Shkaqet dhe pasojat e pushtetit autoritar-poltronist” është libri tjetër.

Së fundi, në muajin prill të këtij viti Beqaj kishte promovuar librin me titull “Autoritarizmi dhe Poltronizmi si rrënues të demokracisë”.

Krahas veprave të tij, Beqaj ishte i njohur edhe për marrjen pjesë në debatet politike dhe televizive në vend.