“Ndërrojeni nenin 31”, Gruda thotë se ka shkelje kushtetuese në buxhetin e propozuar për 2026
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se Projektbuxheti për vitin 2026 përmban një dispozitë antikushtetuese në nenin 31, që lidhet me shtesën prej 0.5% për përvojë pune për shërbyesit civilë. Ai i kërkoi ministrit të Financave, Hekuran Murati, ta ndryshojë përmbajtjen, duke theksuar se sipas Aktgjykimit të Gjykata Kushtetuese (2024), kjo […]
Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se Projektbuxheti për vitin 2026 përmban një dispozitë antikushtetuese në nenin 31, që lidhet me shtesën prej 0.5% për përvojë pune për shërbyesit civilë.
Ai i kërkoi ministrit të Financave, Hekuran Murati, ta ndryshojë përmbajtjen, duke theksuar se sipas Aktgjykimit të Gjykata Kushtetuese (2024), kjo shtesë duhet të paguhet nga momenti i vendimit të Gjykatës dhe jo nga 1 janari, siç parashihet në projektligj.
“E para, këtu e keni një dispozitë që është jo kushtetuese. Dhe këtë duhet me ndërru. Nenin 31. Te shtesa prej 0.5% te shërbyesit civilë. Gjykata Kushtetues në Aktgjykimin që citoni këtu, 2024, aty thuhet që duhet me ia pagu 0.5% secilit për përvojë pune, edhe ka dhënë obligim me ndërru Ligjin e Pagave. E meqenëse ju Ligjin e Pagave nuk e keni ndërru, ju keni shti dispozitë që hyn në fuqi nga 1 janari, por ju duhet mi pagu edhe dy vite tjera, 25 dhe 24, prandaj i shkelni të drejtat e njeriut, të shërbyesve publikë dhe aktgjykimin e Kushtetueses, 138 është paragrafi”, ka theksuar ai në Kuvend.
Sipas Grudës, mospagesa për vitet 2024 dhe 2025 cenon të drejtat e shërbyesve civilë dhe rrezikon që çështja të përfundojë në gjykata, duke i shkaktuar buxhetit kosto shtesë për shkak të interesit.















