Ndërron jetë 80-vjeçari i aksidentuar në Vragoli
Ka ndërruar jetë 80-vjeçari pasi ishte goditur nga një veturë në fshatin Vragoli, mëson RTV Dukagjini. Më herët të shtunën, Policia e Kosovës ishte njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli) me ç’rast ishe goditur një këmbësor. “Në ora 11:21, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur […]





Ka ndërruar jetë 80-vjeçari pasi ishte goditur nga një veturë në fshatin Vragoli, mëson RTV Dukagjini.
Më herët të shtunën, Policia e Kosovës ishte njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli) me ç’rast ishe goditur një këmbësor.
“Në ora 11:21, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor (rreth 80 vj.). I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në”, kishte konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Pas dërgimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Emergjenca e QKUK-së ka konfirmuar vdekjen e tij.
“Në ora 14:15, nga Emergjenca e QKUK-së është pranuar informata se personi i aksidentuar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për autopsi”, kanë thënë nga emergjenca.




















